Çelet Panairi i Librit “Tirana 2018”

Panairi i Librit “Tirana 2018” u çel sot në Pallatin e Kongreseve. Nga data 14 deri me 18 nëntor jo vetëm libra, por dhe promovime dhe autorë të ndryshëm në stendat e panairit. Rënia e lexueshmërisë vitet e fundit ka bërë që Shoqata e Botuesve Shqiptarë këtë vit në edicionin e 21 të panairit të fokusohet tek leximi.

Këtë vit në edicionin e 21, botuesi Petrit Ymeri tha se janë dy çmime për autorë, por do të ndahen dhe vlerësime të tjera. ”Edhe këtë vit do të jepen çmimet e Panairit. Ceremonia është ditën e shtunë, në orën 12:00. Do të japim dy çmime për autorë, dy çmime për përkthyes, çmimi inkurajues, ndoshta edhe çmim për letërsinë për fëmijë, por aty jemi pak dobët. Kemi edhe çmime të veçanta, çmime speciale, meqë edhe situata këtë vit është speciale, pasi është viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut”, vijoi Ymeri në fjalën e tij për edicionin e 21 të Panairit të Librit në Tiranë.

Këtë vit numri  i ekspozuesve në stendat e Panairit të Librit sipas kryetarit të SHBSH, Petrit Ymeri mbetet afërsisht sa dhe vitet e tjera.

“Numri i ekspozuesve është rreth 100. I njëjti numër si gjithmonë, duke shtuar edhe pjesëmarrjen nga shtëpi të botuese nga Maqedonia e Mali i Zi”, tha Ymeri.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).