Në kuadër të Viti të Skënderbeut Shqipërisë i është shtuar edhe një tjetër muze.
Është muzeu i Sinës në trojet e Kastriotëve në Peshkëpi. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, thotë se ky është një tjetër premtim i mbajtur.
“Më pak se 1 vit më parë, në Peshkopi, premtuam se muzeun e vogël por shumë domethënës të Sinës, në trojet e Kastriotëve, do e restauronim nën shenjën e Vitit të Skënderbeut, por edhe si një ftesë për të vizituar ato krahina ku stinët janë befasuese në bukurinë e natyrës. Sot premtimi është i realizuar dhe muzeu ka hapur dyert për nxësnesit, dibranët dhe turistët si një ndalesë mes historisë dhe peizazhit”, thotë Kumbaro.