Hapja e ekspozitës “Nadar. Mes rregullave dhe tekave”

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”do të bëhet hapja e madhe e ekspozitës “Nadar. Mes rregullave dhe kapricove” e kuruar nga Michel Poivert.

Studioja fotografike më prestigjioze e Francës të fund shekullit XIX dhe fillim shekullit XX vjen në Muzeun Marubi me një përzgjedhje unike imazhesh nga atelieri Nadar, që na tregon se si portreti klasik i « burrave të mëdhenj » të shekullit XIX, i shpikur nga Félix, i la vend suksesit të fotografisë së aktorëve të teatrit të fotografuar nga i biri Paul, në fillim të shekullit XX. Tregu i portretit kalon nga kthjellësia në fantazi duke na rrëfyer zhvillimin e një shoqërie ku kodet e famës ndryshojnë.

Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim me Muzeun e Fotografisë Jeu de Paume në Paris, Muzeun e Arkitektures dhe Trashegimise Kulturore, Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë dhe Francës me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Tiranë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).