Hapet ekspozita “Shqiptarët e Çekisë” në…

Hapet në Pragë ekspozita “Shqiptarët e Çekisë” dhe botohet albumi me të njëjtin titull i fotografit të mirënjohur Roland Tasho.

Në mjediset e hotel “Alkimist” në Pragë, Ambasada shqiptare në Republikën Çeke organizoi ceremoninë e hapjes së foto-ekspozitës me temë: “Shqiptarët në Çeki” si dhe botimin e albumit me të njëjtin titull të fotografit të mirënjohur Roland Tasho.

Ekspozita dhe albumi u realizua falë bashkëpunimit të Ambasadës Shqiptare në Pragë dhe Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë. Qëllimi i këtij eventi ishte vlerësimi i komunitetit shqiptar të Çekisë, i cili është integruar më së miri në Republikën Çeke dhe jep kontributin e tij në zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit pritës, që i ka hapur dyert dhe mirëpritur.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).