Zgjerohet parku kombëtar “Mali i Tomorrit”, ja sa do të jetë sipërfaqja e tij

Parku kombëtar “Mali i Tomorrit” do të zgjerohet me një sipërfaqe prej mbi 1383 ha.

Sipas vendimit të botuar në ‘Fletoren Zyrtare’ me propozim të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, nga ky zgjerim, kufiri i këtij parku do të ketë një sipërfaqe prej 26106 ha.

Zona e zgjerimit të parkut përfshin zona bujqësore, pyjore, shkurre si dhe kullota.

Ndërkohë, ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me ministritë e tjera të linjës brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi do të hartojnë planin shtesë të menaxhimit të sipërfaqes së zgjeruar, si pjesë e menaxhimit të parkut kombëtar.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).