Kampionat Basketbolli në Tirana FanZone – Ditën e enjte 19 Korrik, ora 18:00.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit zhvillon mini-kampionat basketbollit për moshat U-18. Nën drejtimin e përfaqësuesve të federatës së Basketbollit, do të zhvillohen ndeshjet me eleminim të drejtëpërdrejtë si dhe finalja e mini–kampionatit. Ekipet pjesëmarrëse: Galaktikët, Teuta (Durrësit), Pogradeci dhe Dinamo.