Qendra Kulturore e Fëmijëve “Peja” është rikthyer në qytetin e Pejës nga Festivali Ndërkombëtar “Luajmë dhe Vallëzojmë” që u mbajt në Durrës, si fituese e çmimit “Best Folk Dance 2018”.
Fëmijët nga Peja të cilët i kushtohen traditës dhe sidomos valleve janë shpërblyer për punën dhe prezantimin që kanë bërë në Durrës, ka njoftuar Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë.