Koncert “Zërat e Bardhë”

Projekti “Zërat e Bardhë”, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka për synim krijimin e grupeve korale në shkollat e ciklit të ulët 9-vjeçar në zonat periferike të Tiranës dhe Vlorës. Edukimi koral përbën një nga zhanerët edukativ më të përdorur në praktikat muzikore universale, që përfshin të vegjël e të rritur, pa dallim moshe apo profesioni, duke përdorur instrumentin e zërit. Projekti i cili ka përfshirë 250-300 fëmijë nga 5 shkolla të periferisë së Tiranës – dhe 250 fëmijë nga 5 shkolla të periferisë së Vlorës do të zhvillojë koncertin final më 21 Qershor, në ditën Ndërkombëtare të Muzikës, në Amfiteatrin e Tiranës, drejtuar nga dirigjentja e mirënjohur Znj. Suzana Turku.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).