Tashme eshte e njohur qe shume piktore te medhenj boteror, impresionet e para per disa nga veprat e tyre me te njohura i kane hedhur fillimisht ne vizatim apo karbon perpara se ti derdhnin me bojra ne telajo!
Ne datat 6-12 qershor 2018, ne ambjentet e Muzeut Historik Kombetar, do te prezantohen per here te pare mbi 80 krijime artistike te disa prej piktoreve me te medhenj shqiptare, por edhe te disa piktoreve te rinj, ne tekniken e vizatimit, grafikes, linoleum, karbonit, me teme Tiranen dhe rrethinat e saj, krijimtari qe i perket viteve 1955 deri me sot.
Tirana, ka qënë dhe eshte frymezim per artistet figurative shqiptare, kjo përsa i përket vlerave kulturore, natyrore dhe sociale të vendit tonë. Kjo terheqje vemendjeje ka bere qe shume artiste nder vite te shprehin impresionet e tyre ne vepra dhe teknika te ndryshme.
Kjo ekspozitë do te sjellë padyshim një gjallërim të jetës kulturore dhe artistike të qytetit të Tiranës.
Ceremonia e hapjes se Ekspozites do te jete ne 6 Qershor, ora 18.30 dhe ajo parashikohet te vizitohet nga mijera qytetare shqiptare, por dhe nga shume turiste te huaj, duke perbere nje stacion te rendesishem per njohjen e artit shqiptar prej tyre.
Ekspozita do te realizohet me mbeshtetjen e Bashkise se Tiranes