Regjisori i njohur danez rikthehet në Festivalin e Kanës me një kryevepër kinematografike të re

Lars Von Trier është një regjisor shumë i njohur në botën kinematografike, ku disa nga punët e tij më të mira dhe më të vlerësuara janë 3 filmat e tij pjesë e “Trilogjisë Depresive”: “Antichrist”; “Melancholia” dhe “Nymphomaniac”.

Image result for Lars von Trier movies

Ai do të vijë në edicionin e 71-të të Festivalit të Filmit në Kanë me veprën e tij të rradhës, e titulluar “The House that Jack built”.

Në role kryesore vijnë aktorët e famshëm Uma Thurman dhe Matt Dillon, ku filmi trajton historinë e një vrasësi dhe viktimat e tij, gjatë një periudhe 5 – vjeçare.

Megjithatë, edhe pse filmi do të shfaqet në këtë festival, ai nuk do të jetë pjesë e garës.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).