Një film mbi historinë e dashurisë midis Princ Harry & Meghan Markle? Shikoni trailerin e sapo publikuar!

“Harry & Meghan: A Royal Romance” është një film që i dedikohet historisë së dashurisë midis Princit të Anglisë, Harry dhe aktores amerikane Meghan Markle.

Çifti u fejua para disa muajsh dhe do të martohen më 19 maj në një ceremoni publike në Britani. Ndërkohë filmi që inspirohet nga historia e tyre, do të dalë më 13 maj, disa ditë përpara dasmës.

Image result for harry and meghan

Aktori britanik Murray Fraser dhe aktorja Parisa Fitz-Henley janë dy protagonistët kryesorë, që luajnë respektivisht Harryn dhe Meghan dhe kanë një ngjashmëri shumë të madhe me çiftin mbretëror.

“Unë nuk dua që jeta ime të jetë si një pikturë mbretërore perfekte. Unë thjesht të dua ty”, shprehet aktori që luan Princ Harryn në trailer-in e publikuar të filmit.

Prodhuar nga televizioni amerikan Lifetime, kjo nuk është hera e parë që bëhet një film dedikuar një çifti mbretëror. Në 2011, ky televizion bëri të njëjtën gjë me dasmën e William dhe Kate, duke prodhuar filmin “William & Kate: The Movie”.

Image result for William & Kate: The Movie

William & Kate: The Movie

Ndërkohë, Meghan Markle ka hequr dorë nga bota e kinematografisë, për t’ju përkushtuar me kohë të plotë detyrave mbretërore që do i ngarkohen tashmë që është pjesë e një prej familjeve mbretërore më të rëndësishme në botë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).