LIBRI I KAVALIERIZMIT! Së shpejti nga Botime Akropoli i Ri

”Kur mirësia, besnikëria, ndershmëria, drejtësia dhe e vërteta nisën të zhdukeshin, atëherë filloi të mbretëronte mizoria, padrejtësia, tradhtia dhe gënjeshtra, atëherë u shfaq Kavalierizmi.

” Arketipi i Kavalierit (Kalorësit fisnik) haset tek çdo shoqëri që ka tradita heroizmash si Samurajtë në Japoni, Ksatrijat në Indi, Akili në Greqi, Shën Gjergji në Krishtërim, Mbreti Artur në Britani, pasi njeriu tërhiqet nga madhështia, lavdia dhe misteri.

Kavalieri ka qenë gjithmonë mbrojtësi i vlerave bazore të besnikërisë, drejtësisë, së vërtetës. Zotëron virtyte personale si devotshmëri, maturi, kultivim, fuqi fizike dhe me këto virtyte mbron totalin. Kombinon Idealin luftarak me superioritetin psikik dhe shpirtëror.

Libri i Kavalierizmit është një tekst klasik europian që kombinon të gjitha të mësipërmet. Autori i tij është një mistik, intelektual, kavalier, vetmitar dhe udhëtar. Është personazhi më i rëndësishëm i historisë kulturore të Katalunjës që luajti një rol të ngjashëm me atë të Dantes.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).