Prishtina sonte do jetë më ndryshe, kjo pasi që është vendi nikoqir ku do të zbarkojnë mysafirë të shumtë, artistë botërorë e vendorë, për të qenë pjesë e hapjes në edicionin e nëntë të festivalit `PriFilmFest`.
Gjithçka është gati dhe hapja solemne e festivalit pritet të bëhet sonte në Teatrin Kombëtar, por në të njëjtën kohë, hapja do të bëhet edhe në sheshin `Nëna Terezë` me premierën e filmit ‘Tpadashtun’ të regjisorit Edon Rizvanolli.
Gjatë këtij edicioni, nuk do të mungojë edhe artistë të njohur botërorë, në mesin e tyre sonte do të jetë edhe mysafiri special, fituesi i Çmimeve Oskar, regjisori Paul Heggis.
Filmat e edicionit të sivjetmë të PriFest-it do të shfaqen në 5 hapësira të ndryshme, si dhe do të ketë organizime të ndryshme të ngjarjeve përcjellëse të industrisë së filmit, ngjarjeve muzikore me artiste nga vendi dhe bota.