9 vjet Critical Mass Tirana

9 Vjet Critical Mass Tirana.
Te premten e fundit te Gushtit te gjithe dashamirsit e bicikletes mblidhen tek piramida per te festuar 9 vjetorin e levizjes dhe per te kryer misionin si cdo fund muaji.
Ftoni gjithe miqte tuaj ne 31 gusht tek Piramida.
Detajet e organizimet dalin se shpejti.

Çfarë është Critical Mass?
Critical Mass është një organizim spontan i çiklistëve, që zhvillohet prej vitesh në shumë qytete të botës. Çiklistët takohen të premten e fundit të çdo muaji, pa qenë askush përgjegjës për organizimin e tyre, apo për mbarëvajtjen e organizimit. Grupi i madh bën një xhiro të gjatë në rrugët e qytetit, duke festuar, por në të njëjtën kohë duke protestuar për të drejtat e çiklizmit.
Critical Mass është një lëvizje shoqërore, e pa formalizuar në format tipike të shoqatave, organizatave apo bizneseve. Nuk ka një hierarki të përcaktuar, që do të thotë se nuk ka një lider apo një person që është përgjegjes për grupin. I vetmi formalizim i aktivitetit është përcaktimi paraprak i një orari për mbledhjen e çiklistëve, si dhe një itinerari të përafërt që do të ndiqet. Nuk ka një kryesi zyrtare që i merr këto vendime, por thjesht zëri i të gjithë pjesëmarrësve, që vendosin duke i shkruar njëri tjetrit dhe duke përhapur fjalën në qytet. Shpesh herë çiklistët që janë duke kryesuar grupin marrin dhe vendimin që të ndryshojnë itinerarin, gjë që ndiqet nga i gjithë grupi. Mënyra sesi funksionon organizimi i një Critical Mass, është quajtur shpesh “Një rastësi e organizuar”.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).