Art & Kulturë

Vizitë virtuale në Muzeun Etnografik të Beratit

Në kushtet e vetizolimit në shtëpi që është përfshirë vendi, si masë mbrojtje kundër përhapjes së virusit COVID-19, ministrja e Kulturës Elva Margariti sugjeron që qytetarët dhe artdashësit të vizitojnë nga shtëpia, virtualisht, dy skica të realizuara nga turistët, pasi kanë vizituar Muzeun Etnografik në Berat.

“Këto dy skica janë realizuar nga turistët, pasi kanë vizituar Muzeun Etnografik në Berat.
Në pamundësi për ta vizituar ato fizikisht, gjatë këtyre ditëve, ju ftoj ta vizitojmë nga shtëpitë tona, virtualisht”, shprehet Margariti.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).