Art & Kulturë

Më 1 mars Koncert i Quartetto di Cremona – 250 vjetori i lindjes së Ludwig van Beethoven

Në vitin 2020 gjithë bota feston dhe kujton 250 vjetorin e lindjes së Ludwig van Beethoven (1770-1827) dhe për herë të parë në Tiranë do të mund të dëgjojmë performancën e plotë të Kuarteteve për Harqe dhe Quintet op. 29 të kompozitorit gjerman. Projekti dyvjeçar përfshin nëntë koncerte dhe është mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Universitetin e Arteve dhe është bërë i mundur falë disponibilitetit të Kuartetit të Cremona –s: Cristiano Gualco – violinë Paolo Andreoli – violinë Simone Gramaglia – viola Giovanni Scaglione – violonçel.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).