‼️KONTRATA‼️


🗓 18-19-20 Shtator
⏰Ora: 👉19:00
📍 Vendi: Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” , ArTurbina
🎫REZERVONI në📲0695717746 ose në inbox.
🕐 BILETARIA E MARTË – E DIEL | 9:00-13:00 & 16:00-19:00 ArTurbina
🎭’KONTRATA’ e autorit Slawomir Mrozek, është një dramë psikologjike e cila bën fjalë për një shkrimtar europian të moshuar, të vetmuar, të varfër, e të dëshpëruar, pa familje, pa miq, pa shtëpi, e me bindjen që s’ka më asnjë arsye të jetojë. Nën presionin e një dëshpërimi total, ai vendos të vdesë. Por nuk ka guxim për vetëvrasje. Dhe me paratë e fundit që i kanë mbetur, punëson si vrasës me pagesë, një djalosh ballkanik, me kusht që vrasja të jetë e beftë, e shpejtë, e pa dhimbje. Djaloshi e pranon ofertën, edhe të dy bien dakord, që kjo “kontratë bashkëpunimi” të realizohet me saktësi brenda shtatë ditësh. Kohën dhe vendin e vrasjes, duhet ta zgjedhë djaloshi…
REGJISOR
Ledian Gjeçi
AKTOR
Ledion Zoi
Kevin Rrapaj
SKENOGRAF
Beqo Nanaj
MAKE UP FX
Jacopo Tomassini
KOSTUMOGRAFE
Bukuroshe Sinanaj

Prev Post

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).