YOGA NË ROZË
Përshkrimi
Jetesë e shëndetshme për shëndetin e gjirit 🧘🏻♀!
Mënyra se si jetojmë, si ushqehemi dhe sa aktivizohemi fizikisht me aktivitete e disiplina të ndryshme, a ndikon kjo në shëndetin tonë 🎀?
Nëse jeni dakord me mua, atëherë ju ftoj të më bashkoheni më datë 21 Tetor në orën 10.00 tek fushat e futbollit pranë “vëllezërve frasheri”.
Klodian Murati, në bashkëpunim me APR Tiranë, Bashkinë e Tiranës si edhe mbështetësit: Uji SPRING, ÇELËSI, UMT, MEI REALITY & XIMI VOUGE që e mundësojnë këtë event për këtë kauzë kaq të rëndësishme dhe delikate, organizojne këtë të shtunë pra me dt. 21 Tetor në orën 10:00 tek Fushat e sporteve pranë “Vëllezërit Frashëri” Liqeni Artificial i Tiranës, aktivitetin “YOGA NË ROZË”
Bëhuni edhe ju pjesëtarë të kësaj dite të madhe, solidaritet për mrekullinë më të bukur që ka krijuar Zoti, “FEMRA”
Të gjithë së bashku, t’i themi STOP kësaj sëmundje që bën të vuajnë me mijëra goca të reja, gra, nëna fëmijësh, një familje e tërë.
Y+O+G+A= unitet,
Unifikimi i mendjes, trupit dhe shpirtit.🙏
Kalendar eventesh
E shtunë, 21 Tetor, 2023