Art & Kulturë

Tetor
05 E shtunë

Opera për fëmijë “La Serva Padrona” te TKOB

E shtunë, 5 Tetor, 2024 - E diel, 6 Tetor, 2024 (12:00 pm - 12:00 pm)
Teatri I Operas Dhe Baletit, Tiranë

Përshkrimi

Opera komike “La Serva Padrona”, rikthehet në Hollin Koncertor të TKOB-së me një qëllim të vetëm: Për të sjellë prindërit dhe fëmijët në një fundjavë plot gëzim dhe argëtim në TKOB.

Historia e Serpinës, një shërbëtore me mendje të mprehtë, e cila, përmes zgjuarsisë dhe manovrave që përdor, arrin të manipulojë zotërinë e saj, Uberton, duke marrë rolin e zonjës së shtëpisë.

Serpina do të interpretohet nga sopranoja, Rovena Xhelili, Uberto do të vijë në interpretimin e baritonit Artur Vera dhe shërbëtori Vespone do të interpretohet nga Genc Vozga.

Me shoqërimin muzikor të Etrita Ibrahimit në clavicembalo dhe kuintetin e harqeve të TKOB-së, të drejtuar nga maestro Dritan Lumshi, kjo vepër e dashur do të vijë me regjinë e Ada Gurrës, për të ofruar një eksperiencë të këndshme për të gjithë familjen.

Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim!

📅 5-6 Tetor
🕒 12:00
📍 Teatri i Operas dhe Baletit, Tiranë

Kalendar eventesh

E shtunë, 5 Tetor, 2024 - E diel, 6 Tetor, 2024

12:00 pm - 12:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).