Art & Kulturë

Tetor
27 E diel

70 vjet me trashëgiminë e Franco Alfano në TKOB

E diel, 27 Tetor, 2024 (7:00 pm - 9:00 pm)
TKOB, Tiranë

Përshkrimi

Në këtë përvjetor të veçantë, TKOB nderon njërin prej kompozitorëve më të shquar të shekullit të 20-të – Franco Alfano.

I njohur për përfundimin e operës “Turandot” të Giacomo Puccinit dhe krijimet e tij të thella, Alfano sjell emocione që kapërcejnë kohën.

Ky koncert është një homazh për shpirtin e tij artistik, ku çdo notë do të prekë zemrat e publikut, duke na kujtuar fuqinë e muzikës për të bashkuar njerëzit dhe për të mbajtur gjallë një trashëgimi të pavdekshme.

Me pjesëmarrjen e sopranos së TKOB-së, Ramona Tullumani, dhe sopranos Eriona Gjyzeli, nën shoqërimin e Jona Çegranit në violonçel dhe Ardita Bufaj në piano.

Mos e humbisni këtë koncert fantastik, i cili vjen premierë në Hollin Koncertor të TKOB-së.

Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:30.

📅 27 tetor
🕒 19:00
📍 TKOB, Tiranë

Kalendar eventesh

E diel, 27 Tetor, 2024

7:00 pm - 9:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).