Nektari i Polifonisë, Eleni Mërkuri & Grupi i Fëmijëve, Gjirokastër
Përshkrimi
☁️ Nektari i Polifonisë, Eleni Mërkuri & Grupi i Fëmijëve, Gjirokastër – 30 Maj ☁️
Grupi “Nektari Polifonisë” është një grup me të rinj nga qarku i Gjirokastrës të cilët me pasion për të kënduar këngën Polifonike Shqiptare, janë mbledhur bashkë në Tiranë dhe lancuar zyrtarisht në skenën e Cloudfest 6. “Zërin nga gjyshrit e morëm” është një nga këngët e tyre që tregon vazhdimësinë e traditës që këta të rinj e kanë në gjak. Meloditë e këtij grupi ngrihen mbi Kështjellën e Argjirosë dhe Ali Pashës fluturojnë mbi flladin e Zagorisë dhe Kurveleshit për të zbritur në valët e Detit Jon. Misioni i tyre është që këngën që ata morën nga gjyshërit t’ia lënë trashëgim brezave që do të vijnë. Drejtuar nga Mihal Kaçi, grupi përbëhet nga Rudian Zia, Rubin Ceka, Donald Çani, Juli Zholi, Igli Frëngu, Joan Duka, Kimeld Çenko, Albi Çenko, Deivis Myslymi, Leo Xhelili të cilët kanë role të ndryshme në këngë. Në këtë natë polifonike mes tre brezash do të kemi të ftuar speciale hedhësen e famshme të këngës së Pilurit, Eleni Mërkurin, dhe grupin e fëmijve të Qendrës Kulturore, Gjirokastër.
🗓️ 30 Maj
📍 Reja
🕕 19:00
Kalendar eventesh
E premte, 30 Maj, 2025