Prill
18 E shtunë

Rafael Aguirre

E shtunë, 18 Prill, 2026 (8:00 pm - 11:00 pm)
Teatri I Operas Dhe Baletit

Përshkrimi

đŸŽ¶ Kitaristi i njohur spanjoll Rafael Aguirre ngjitet nĂ« skenĂ« pĂ«r tĂ« hapur siparin e aktiviteteve nĂ« kuadĂ«r tĂ« 40-vjetorit tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve mes ShqipĂ«risĂ« dhe SpanjĂ«s. Ky koncert shĂ«non njĂ« moment tĂ« veçantĂ« bashkimi kulturor pĂ«rmes muzikĂ«s klasike.

Rafael Aguirre është një nga emrat më të njohur dhe më të respektuar në botën e kitares klasike. Ai ka lindur në Spanjë dhe ka filluar të luajë kitarë në moshë të vogël, duke u shpallur shpejt si një interpret i jashtëzakonshëm i kitarës. Rafael është i njohur për aftësitë e tij teknike të jashtëzakonshme dhe për interpretimet e tij të thella dhe emocionuese

NĂ« qendĂ«r tĂ« programit do tĂ« jetĂ« vepra ikonike me tre kohĂ« “Concierto de Aranjuez” pĂ«r kitarĂ« dhe orkestĂ«r nga JoaquĂ­n Rodrigo. NjĂ« nga koncertet mĂ« tĂ« dashura dhe mĂ« tĂ« interpretuara nĂ« repertorin botĂ«ror kitaristik.

E kompozuar në vitin 1939 dhe e interpretuar për herë të parë në vitin 1940 në Barcelonë nga kitaristi i njohur Regino Sainz de la Maza, kjo vepër është frymëzuar nga kopshtet mbretërore të Aranjuez-it dhe mbart një ndjenjë të thellë nostalgjie, bukurie dhe reflektimi.

Veçanërisht e famshme është koha e dytë, Adagio. Një nga faqet më prekëse të muzikës klasike. Kjo pjesë pasqyron dhimbjen personale të kompozitorit, duke e kthyer muzikën në një rrëfim të thellë emocional mes dhimbjes dhe shpresës. Melodia e saj e paharrueshme krijon një dialog të ndjerë që prek çdo dëgjues.

Mos e humbisni kĂ«tĂ« koncert unik qĂ« forcon lidhjet mes dy vendeve tona! đŸ‡ŠđŸ‡±đŸ€đŸ‡Ș🇾

📅 18 Prill, ora 20:00
📍 Teatri i Operas dhe Baletit

Kalendar eventesh

E shtunë, 18 Prill, 2026

8:00 pm - 11:00 pm  

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).