Monodrama “E madhe gjëma e mëkatit” te “COD Kryeministri”
Përshkrimi
Qendra për Hapje dhe Dialog do të zhvillojë shfaqjen e monodramës “E madhe gjëma e mëkatit” të autorit Mitrush Kuteli, interpretuar nga aktori Ligoraq Riza.
Kjo shfaqje është ndër më të spikaturat e karrierës së artistit në teatër. Për rolin e personazhit kryesor, Tat Tanushit të Bubutimës, Ligoraq Riza ka marrë shumë çmime dhe shfaqja ka pasur kurdoherë sukses.
COD-i e risjell në mjediset e tij, në Bibliotekën e Kryeministrisë, më 13 shtator 2024, ora 19:00, ku jeni të ftuar ta ndiqni.
📆 13 shtator 2024
⏰ 19:00
📍 COD, Kryeministri, Tiranë
Kalendar eventesh
E premte, 13 Shtator, 2024