Art & Kulturë

Shtator
19 E enjte

Festivali “Hapat” – Teatri “Hanë gjaku” te “Teatri i Metropolit” Tiranë

E enjte, 19 Shtator, 2024 - E shtunë, 21 Shtator, 2024 (8:00 pm - 9:30 pm)
Salla “Shakespeare”, Teatri Metropol.

Përshkrimi

“Fondi i Teatrit për të Rinj” me mbështetjen e @meki.gov.al në bashkëpunim me @teatrimetropol në kuadër të festivalit “Hapat” sjellin shfaqjen ” Hanë Gjaku ”, frymëzuar nga Ernest Koliqi me dramarturg Bujar Hoxhaj dhe regji të Rafael Hoxhaj.

Në Role: Rafael Hoxhaj, Rexhina Ibro, Jurgen Marku

Kompozitor: Rafael Marinaj
Design, Skenë, Kostume: Kristanja Çene
Asistent: Lejdon Sefa

Një i ri i cili kthehet nga studimet jashtë shtetit, me dëshirë për të kontribuar në kulturë dhe në civilizimin e një vendi të vogël e të prapambetur në mendësi, dhe që njëkohsisht e çon më tej historinë e tij të ëndrrave, dashurinë hyjnore me Agen, që edhe pse larg shumë vite asgjë nuk e ka sfumuar. Nga dëshira dhe etja e njerëzve të një shtrese masive, kult, ai vihet përpara pikpyetjeve dhe dilemave të mëdha ekzistenciale.
Të tregojë që: Ose kultura e dominon instiktin.
Ose që nuk ka kulturë dhe emancipim që ngrihet në themelet e brishta të dhimbjes dhe ndërgjegjes.

“Deri kur zakonet dhe traditat, edhe ato të mirat do të përdoren për keq” siç thotë Koliqi, atëherë ne do të jemi shpesh rob të veseve me pasoja të rënda.

Nëse njerëzit e pushtetshëm vrasin për lavdi, për pushtet, për forcë, po njerëzit e kulturuar për çfarë vrasin? A është shoqëria e cila pa u shqetësuar për pasojat, i shtyn njerëzit drejt akteve flijuese?

🗓️ 19 – 20 – 21 – 22 Shtator
🕔 20 : 00
📍 Salla “Shakespeare”, Teatri Metropol.

Kalendar eventesh

E enjte, 19 Shtator, 2024 - E shtunë, 21 Shtator, 2024

8:00 pm - 9:30 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).