Art & Kulturë

Shtator
23 E hënë

Koncerti “Arti i violinës” te TKOB

E hënë, 23 Shtator, 2024 (8:00 pm - 10:00 pm)
Teatri I Operas Dhe Baletit, Tiranë

Përshkrimi

Rrëfimet në tinguj të kompozitorëve shqiptar dhe të huaj do të jenë kryefjala e koncertit “Arti i Violinës” në TKOB.

Ngjitet sërish në Teatrin e Përjetimeve, vepra e kompozitorit shqiptar, Aleksandër Peçi, fitues i çmimit të Ministrisë së Kulturës në vitin 2022.
Legjenda e muzikës klasike, Beethoven dhe kompozitori i njohur finlandez Jean Sibelius, vijnë fuqishëm në koncertin për violinë dhe orkestër në një natë ëndrrash vjeshte.

Me virtuozin në violinë, Nicola MARVULLI, shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TKOB-së, nën drejtimin e dirigjentit të shquar Giovanni Pompeo, ju premtojmë emocione të forta.

Ejani dhe përjetoni artin e muzikës në formën e tij më të lartë, këtë 23 shtator në Teatrin e Përjetimeve.

Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim!

🗓️ 23 Shtator
🕐20:00
📍 Teatri i Operas dhe Baletit, Tiranë

Kalendar eventesh

E hënë, 23 Shtator, 2024

8:00 pm - 10:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).