Koncert vokal-instrumental “Muzikë për të gjithë” te Universiteti i Arteve
Përshkrimi
Koncerti “Muzika për të Gjithë” do të mbahet të premten, më 11 tetor 2024, në sallën “Çesk Zadeja” të Universitetit të Arteve, në orën 18:00. Ky koncert vokal-instrumental është organizuar nga Universiteti i Arteve, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Shoqata e Muzikës dhe e Artit në Shqipëri. Në program do të përfshihen vepra nga kompozitorë si Kolq, Jakova, Daija, Kurti, Shehu, Coba, Minga, Tole, dhe të tjerë.
Solistët pjesëmarrës janë Alfred Gugler (Zvicër), Edlira Papavangjeli (Tiranë), Samuel Poggi (Itali) dhe një numër artistësh nga qytete të ndryshme të rajonit. Dirigjenti do të jetë Fabio Rocchi, ndërsa koncertmaestrot janë Ana Kacinar, Ardita Bufaj dhe Gysi Teqja.
Ky koncert realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të nismës “Inclusion of Foreigners in WB.”
📅 11 tetor
🕒 18:00
📍 Salla e sallën “Çesk Zadeja” e Universitetit të Arteve, Tiranë
Kalendar eventesh
E premte, 11 Tetor, 2024