Art & Kulturë

Tetor
18 E premte

Koncert “Estro Italiano” te TKOB

E premte, 18 Tetor, 2024 (8:00 pm - 10:00 pm)
Teatri I Operas Dhe Baletit, Tiranë

Përshkrimi

Një kombinim unik i veprave simfonike të njohura dhe krijimeve bashkëkohore nga kompozitorë shqiptarë sjell koncertin Estro Italiano në TKOB!Metamorfoza – Premierë absolute nga kompozitori i mirënjohur shqiptar, Vasil Tole, fitues i çmimit të Ministrisë së Kulturës 2022, një vepër për orkestër harqesh.

Kjo vepër pasohet nga Koncerti për Violinë dhe Orkestër Nr. 2 nga Bela Bartok, një kryevepër e repertorit violinistik që eksploron thellësinë e emocioneve përmes melodive të mrekullueshme të Bartok-ut.

Për ta përmbyllur natën me madhështi, do të interpretohet Simfonia Nr. 2, Op. 73 e Johannes Brahms, një nga veprat më të njohura të repertorit simfonik.

Virtuozi Gennaro Cardaropoli do të sjellë mjeshtërinë e tij në koncertin e Bartok-ut, ndërsa Orkestra Simfonike e TKOB-së, nën drejtimin e Robbert Van Steijn, do të krijojë një atmosferë emocionuese dhe të paharrueshme.

Mos e humbisni!

Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim!

📅 18 tetor
🕒 20:00
📍 Teatri i Operas dhe Baletit, Tiranë

Kalendar eventesh

E premte, 18 Tetor, 2024

8:00 pm - 10:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).