Java Kulturore Gjermane – Koncerti “Mothers, Lovers, Revolutionists” nga pianistja Sina Kloke dhe Marta Wryk
Përshkrimi
Pianistja Sina Kloke dhe mezzo-soprano Marta Wryk do të performojnë në një mbrëmje të veçantë, që vë në qendër krijimtarinë e grave në historinë e muzikës: mothers. lovers. revolutionists. Ky është një homazh për kompozitoret që, pavarësisht shumë pengesave, realizuan artin e tyre.
Në qendër të kësaj mbrëmjeje koncertuale me piano dhe këndim qëndrojnë veprat e kompozitoreve të rëndësishme si Clara Schumann, Ethel Smyth, Fanny Hensel, Germaine Tailleferre, Dora Pejačević, Stefania Turkewich dhe Florence Price.
Ky koncert sjell për publikun historitë e jetës dhe sfidat e kompozitoreve, veprat e të cilave deri më sot kanë luftuar me stereotipet gjinore. Gjithashtu na bën të vetëdijshëm për rëndësinë e kontributit të grave në historinë e kulturës dhe ofron një deklaratë të fuqishme artistike për barazinë gjinore.
Bashkohuni me ne dhe frymëzohuni nga një mbrëmje që rishkruan jo vetëm kufijtë muzikorë, por edhe ato shoqërorë.
📅 Data: 7 tetor
🕒 Koha: 19:30
📍Salla koncertuale UART – Tiranë
Kalendar eventesh
E hënë, 7 Tetor, 2024