Java Kulturore Britanike – EA Festival
Përshkrimi
EA Festival – Freedom & Transformation vjen në Shqipëri përgjatë Javës Kulturore Britanike!
Një festival idesh kuruar nga Lea Ypi, Profesore në Teori Politike ne Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, Profesore Nderi në Filozofi në Universitetin Kombëtar Australian, autore e librit ‘Të Lirë’ përkthyer në 30 gjuhë të botës, vjen në Tirane dhe Durres më 21 dhe 22 Shtator! ”Liri dhe Transformim” është një event dy ditor kulturor ku shkrimtarë, publicistë dhe mendimtarë do të diskutojnë mbi historinë, të drejtat e njeriut, çështjet e sigurisë dhe migracionit, politikën dhe poezinë.
Letërsia dhe arti kanë aftësinë magjike për të ndryshuar mendje dhe zemra.
Bëhuni pjesë e EA Festival për t’u njohur me këto zëra e përjetoni nje pelegrinazh idesh drejt lirisë dhe shpresës.
Biletat falas dhe informacioni më i plotë, gjenden në eafestival.com.
*SHËNIM: Të gjitha aktivitetet do të zhvillohen në gjuhën angleze
🗓️ 21 – 22 Shtator
📍 Durrës dhe Tiranë
Kalendar eventesh
E shtunë, 21 Shtator, 2024 - E diel, 22 Shtator, 2024