Short Film Forum – Doku Fest
Përshkrimi
Edicioni i dytë i Short Film Forum, që mbahet nga 9 deri më 12 gusht në Prizren, në kuadër të edicionit të 25-të të DokuFest-it, bën bashkë 10 projekte nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria.
Short Film Forum organizohet në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, Qendrën Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë, Agjencinë e Filmit të Maqedonisë së Veriut, Qendrën e Filmit të Malit të Zi dhe Qendrën Kombëtare të Filmit të Bullgarisë. Partnerët e Forumit përfshijnë Italian Short Film Center, ShorTO Film Market, Documentary Association of Europe (DAE), Square Eyes, Yle dhe IKONË.
Kalendar eventesh
E diel, 9 Gusht, 2026 - E mërkurë, 12 Gusht, 2026