Art & Kulturë

Tetor
26 E shtunë

Festivali i Muzikës KOSMOS në Tiranë – Edicioni i 3-të

E shtunë, 26 Tetor, 2024 - E mërkurë, 30 Tetor, 2024 (12:00 am - 12:00 am)
Universiteti I Arteve, Tiranë

Përshkrimi

Nga data 26 deri më 30 tetor 2024, Tirana do të jetë mikpritëse e edicionit të tretë të Festivalit të Muzikës KOSMOS, një event i përvitshëm që bashkon artistë të njohur ndërkombëtarë dhe talente të reja shqiptare. Ky festival muzikor sjell një program të pasur me katër koncerte, dy salla të dedikuara për performanca, dhe gjithashtu ofron masterklasa dhe workshop-e për studentë dhe nxënës.

Në mesin e artistëve që do të performojnë në këtë edicion janë emra të njohur të muzikës klasike:

Violinë dhe Violë: Jonian Ilias Kadesha (Shqipëri/Greqi) – Drejtor Artistik i festivalit

Pablo Hernan Benedí (Spanjë)

Lily Francis (SHBA/Austri)

Katalin Kokas (Hungari)

Barnabás Kelemen (Hungari)

Violë: Vashti Hunter (Britani/Gjermani)

Tim Posner (Britani)

Piano: Noam Greenberg (Britani/Izrael)

Andrei Gologan (Rumani)

Kontrabass: Joaquin Clemente Riera (Spanjë)

Në festival do të marrin pjesë edhe artistët e rinj shqiptarë Redio Stoli dhe Violeta Kadesha, të cilët do të performojnë për publikun e Tiranës.

KOSMOS Tirana Music Festival organizohet me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, American Bank of Investments, SIGAL UNIQA dhe UART. Për dashamirësit e muzikës klasike, ky është një event që nuk duhet humbur!

📅 26 – 30 Tetor
📍 Universiteti i Arteve, Tiranë

Kalendar eventesh

E shtunë, 26 Tetor, 2024 - E mërkurë, 30 Tetor, 2024

12:00 am - 12:00 am  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).