Festivali i komedisë “Koko Fest” në Korçë
Përshkrimi
Vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj janë këtë vit pjesë e edicionit të 11-të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë në Korçë, “Koko Fest”.
Shfaqjet, ndër to dhe premiera, do të jepen nga datat 28 gusht- 4 shtator te teatri “Andon Z. Çajupi. Në përfundim do të bëhet ndarja e çmimeve nga juria.
Programi i festivalit
Festivali do të hapet më 28 gusht me shfaqjen “Vassa Zheleznova” me regji nga Enke Fezollari-nga teatri “Andon Zako Çajupi” i Korçës. Në natën e dytë në skenë vjen komedia “Natën e mirë me burrin tim” me regji nga Jorgaq Tushe, prodhim i teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Mbrëmja e datës 30 gusht sjell në skenën e festivalit shfaqjen “Club Albania” me regji nga Fatos Berisha-Teatri Kombëtar i Kosovës. Në vijim programi i Festivalit të Komedisë “Koko Fest” vijon me shfaqjen “Marika më thonë-Marika më quajnë”. Shfaqja që do të jetë më 31 gusht në skenë është me regji nga Asterios Peltekis dhe është shfaqje e Teatrit Kombëtar të Gresë së Veriut. Mbrëmja e 1 shtatorit sjell në skenë komedinë “10 vjet martesë” me regji nga Andia Xhunga, teatri “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe “Tirana Teatër”. Në datën 2 shtator në skenë do të jetë shfaqja “Testamenti” me regji nga Leka Bungo-Teatri Kombëtar Tiranë.
Në 3 shtator vjen në skenë “Krimi është vetëm i imi” me regji nga Driada Dervishi prodhim i teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Më 4 shtator në skenë do të jetë shfaqja “Karnavalet e Korçës” me regji nga Erion Isai-Teatri “Andon Zako Çajupi” Korçë, ku po këtë mbrëmje do të jetë dhe ndarja e çmimeve të festivalit të komedisë “KoKo Fest”.
📆 28 gusht – 4 shtator 2024
📍 Teatri “Andon Zako Cajupi”, Korçë
Kalendar eventesh
E mërkurë, 28 Gusht, 2024 - E mërkurë, 4 Shtator, 2024