“Festa e Verës” në Tiranë
Përshkrimi
The Margarita Club po organizon “Festa e Verës” me një program të mbushur me aktivitete për dashamirësit e verës dhe ushqimit tradicional shqiptar.
Aktiviteti do të nisë në orën 17:00 me prezantimin e kantinave sipas zonave dhe restoranteve me gatime tradicionale. Gjatë gjithë pasdites, do të ketë degustim verërash dhe ushqimesh shqiptare, të shoqëruara nga muzika e DJ Cool.
Në orën 17:40 do të mbahet një forum mbi prodhimin e verërave shqiptare dhe promovimin e tyre në tregjet vendase dhe të huaja, të moderuar nga somelierët Entela Cenko dhe Fation Tila.
Në mbrëmje, atmosfera do të bëhet akoma argëtuese me lojëra dhe një koncert nga Urban Band, ndërsa aktivitetet do të moderohen nga Viola Spiro.
🗓️ 21 Shtator
⏰ 17:00
📍 Komuna e Parisit, Tiranë
Kalendar eventesh
E shtunë, 21 Shtator, 2024