FESTA E VERËRAVE DHE E GËSHTENJËS
Përshkrimi
Festa e Verërave dhe Gështenjës” tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme duke u bërë kështu një nga festat më të rëndësishme të rajonit. Simbol i Festës së
Verërave dhe Gështenjës është hapja e buteve të verës nga pogradecarët, duke e shoqëruar dhe me gështenjën e pjekur, frutin e stinës të mbledhur nga zonat e Pogradecit. Ftesa është e hapur për të gjithë shqiptarët anë e mbanë
vendit por edhe për turistët e huaj, ku do shijojnë verën pogradecare, kulinarinë si dhe
bukuritë e tii të shumta. Këtë vit “Festa e Verës dhe Gështenjës” Zhvillohet në datat 21-22 Tetor në sheshin e qytetit të Pogradecit, ku përpos verës së mirë, edhe këtë vit do të ketë koncert festiv me këngëtarët më të mirë që ka vendi ynë.
📅 21 – 22 Tetor 2023
📍 Pogradec
⌚ 19:00
Kalendar eventesh
E shtunë, 21 Tetor, 2023 - E diel, 22 Tetor, 2023