ATTILA
Përshkrimi
Pushtet barbar, tradhëti e dëshirë për liri!
🔴 “Attila” e G. Verdi, një opera PREMIERË ABSOLUTE që do të ngjisë në skenën e TKOB-së tragjedinë e shekullit të V të mbretit të Hunëve, Attilës, dhe rezistencën së popullit italian, me në krye guximtaren Odabella, ndjekur nga gjenerali Ezio dhe i dashuri i saj Foresto. 🇮🇹 Heroizmi i vajzës italiane, Odabellës, e cila me trimërinë e saj arrin të fusë në kurth pushtuesin barbar, duke u hakmarrë kështu ndaj vdekjes së të atit, bën që historia të shkruhet në favor të drejtësisë.
🎼Kjo opera që prezanton aspekte të një natyre novatore, në konceptimin dramaturgjik dhe stilistik të krijuesit të tij, do të ngjitet nga Orkestra Simfonike, Solistët dhe Kori i TKOB-së, 🪄nën dirigjimin e veçantë të maestros, Jacopo Sipari di Pescasseroli, ✨ regjinë e Ada Gurrës, dhe kostumografinë e Edlira Qyshkës.
📌 Në 4 netë plot emocione, mes konflikteve njerëzore dhe idealizmit patriotik,
👉 “Attila” vjen më 15-16-18-19 NËNTOR, ora 19:00, në TKOB!
Kalendar eventesh
E mërkurë, 15 Nëntor, 2023 - E diel, 19 Nëntor, 2023