Maj
21 E mërkurë

“ZULLULANDIA”

E mërkurë, 21 Maj, 2025 - E diel, 25 Maj, 2025 (8:00 pm - 10:00 pm)

Përshkrimi

“ZULLULANDIA” Mbi motivet e Faik Konicës.

❗Premierë: Më 🗓️ 21 Maj / Ora 20:00 ❗

Një produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental
“Kujtim Spahivogli”. Me mbështetjen e @meki.gov.al

ℹ️ Si dhe më datat 22, 23, 24, 25 Maj / Ora 20:00
📍 Salla 150, arTurbina, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Për rezervime në: ☎️ 0695717746
Orari i biletarisë: 🎫 E martë – E Diel
🕔 10:00 -13:00 dhe 17:00 – 20:00

• Regjia dhe dramatizimi: Endri Çela

Me aktorët:
Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Adriana Tolka,
Brendi Bega, Katerina Fili, Anxhelo Dauti.

Skenograf: Beqo Nanaj
Kostumografe: Sofi Kara
Koreografe: Semela Skënderasi
Kompozitor: Petrit Jakupi

“Zullulandia” është një festë e madhe me nota satirike dhe një zgjim mbi realitetin ku po jetojmë. E punuar mbi motivet e veprës së Faik Konicës dhe e plotësuar me ngjarje të realitetit të sotëm shqiptar.
Zullulandia, një vend në Afrikën e Lindjes, me popullin e saj të prapambetur e të nënshtruar, kërkon më shumë të drejta nga Europa. Prandaj dërgon në Paris dhe në Londër ambasadorin e saj, Denizullu-Serpen. Ky fodull dhe injorant vihet në lojë prej kancelarëve të huaj, ndërsa, kur kthehet në Zulluland, mirëpritet prej zulluve me festa e nderime për “lëvdatat” e marra. I vetmi që e ka kuptuar talljen është Plugu. Tani atij i duhet që t’i hapë sytë një populli të tërë zullush për talljet e Europës mbi Zullulandian.

Kalendar eventesh

E mërkurë, 21 Maj, 2025 - E diel, 25 Maj, 2025

8:00 pm - 10:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).