Art & Kulturë

Tetor
10 E enjte

Workshop për “Cultural Moves Europe” te Instituti Italian i Kulturës

E enjte, 10 Tetor, 2024 (6:00 am - 9:00 am)
Istituto Italiano Di Cultura Tiranë

Përshkrimi

Në datën 10 Tetor, në orën 18:00, Tirana Art Lab fton artistë dhe profesionistë të kulturës për takim informues dhe një workshop praktik kushtuar mobilitetit individual për artistë “Cultural Moves Europe” të Creative Europe që ofron grante udhëtimi për të zbatuar projekte ndërkombëtare në të gjithë sektorët kulturorë dhe krijues (përveç sektorit audiovizuale) brenda vendeve të Evropës Kreative.

Culture Moves Europe është një program i Creative Europe i Bashkimit Evropian i zbatuar nga Instituti Goethe, i krijuar për të mbështetur bashkëpunimin ndërkombëtar dhe bashkëprodhime, takimet, shkëmbimet, kërkimin ose vizitat në evente profesionale për artistë dhe profesionistë të kulturës , të vendeve të Evropës Kreative.

Duke përdorur këtë skemë lëvizshmërie dhe një proces aplikimi të drejtpërdrejtë, por fleksibël, artistët dhe profesionistët e kulturës nga Shqipëria mund të bëjnë vizita afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata në vende të tjera të Evropës Kreative.

Programi mbulon sektorët e arkitekturës, trashëgimisë kulturore, dizajnit dhe dizajnit të modës, letërsisë, muzikës, arteve skenike dhe arteve pamore.

Për të marrë pjesë në sesionin informativ dhe workshop, ju lutemi rregjistrohuni këtu: https://forms.gle/LyAHAjsMPiUbKJ6J8

Workshopi do të zhvillohet tek Istituto Italiano di Cultura Tiranë.

📅 10 tetor
🕒 18:00
📍 Istituto Italiano di Cultura Tiranë

Kalendar eventesh

E enjte, 10 Tetor, 2024

6:00 am - 9:00 am  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).