“Tre Muskëterët”
Përshkrimi
⚔️✨ Zonjusha dhe Zotërusha!
Përgatituni për një aventurë plot guxim, miqësi dhe heroizëm që do t’ju mbajë të mbërthyer nga fillimi deri në fund! 🎭🌟
🎭 “Tre Muskëterët” vjen në skenën e Teatrit të Kukullave me një histori epike për ëndrrat, besnikërinë dhe forcën e bashkimit.
📖 D’Artagnan, një i ri nga Gaskonia, niset drejt Parisit për të realizuar ëndrrën e tij: të bëhet Muskëter i Mbretit. Por rruga nuk është e lehtë… humbja e letrës së prezantimit, duelët me Athos, Porthos dhe Aramis, dhe përballjet me rojet e kardinalit e vënë vazhdimisht në provë guximin e tij.
⚔️ Nga rivalë në miq të pandarë, katërshja bashkohet në misione sekrete dhe aventura plot adrenalinë, duke dëshmuar se motoja e tyre legjendare:
💫 “Të gjithë për një dhe një për të gjithë”
nuk është thjesht një shprehje, por një mënyrë jetese!
👧 Mosha e sugjeruar: 5+
🗓 Datat: 7 & 8 shkurt
⏰ Ora: 10:30 dhe 11:30
📍 Vendndodhja: Teatri i Kukullave
🎙 Regjia & Përshtatja: Ina Morinaj
🎭 Skenografia & Kostumet: Dea Tafili
🧵 Kukullat: Endrit Beqo
🎼 Muzika: Jusiald Xhani
👥 Me aktorët:
Aleksandër Grami
Ilia Kaçi
Elidon Alika
Madi Selimi
🎧 Fonia & ndriçimi: Julian Llukani
🎨 Piktor Ekzekutues: Renato Aliçkolli
🔧 Teknik skene: Gildian Dashi
🛠 Punëtor skene: Bernard Rakipi
📍 Vendndodhja: Teatri i Kukullave
🎟 Biletat mund t’i siguroni pranë recepsionit të teatrit:
🕘 E mërkurë & e enjte: 09:00 – 13:00
🕔 E premte: 15:00 – 19:00
📆 Ditët e shfaqjes: 09:00 – 10:00
🔴 Kujdes!
Dyert e teatrit mbyllen 10 minuta para fillimit të shfaqjes. Ju lutemi paraqituni në kohë për të mos humbur asnjë moment të kësaj aventure spektakolare!
⚔️ MOS MUNGONI në shfaqjen ku guximi, miqësia dhe ëndrrat fitojnë gjithmonë!
🌟 “Të gjithë për një dhe një për të gjithë!”
Kalendar eventesh
E shtunë, 7 Shkurt, 2026 - E diel, 8 Shkurt, 2026