Art & Kulturë

Prill
25 E premte

”TIRANA IME”

E premte, 25 Prill, 2025 (7:00 pm - 8:00 pm)
Qendra Dua

Përshkrimi

Një tjetër sfidë, këtë herë si skenariste e një filmi me metrazh të shkurtër! Jam shumë e emocionuar të ndaj me ju ✨PREMIERËN✨e filmit të shkurtër 🎬”TIRANA IME”🎬

🎞️ Ka njerëz që largohen pa paralajmërim, si një erë që ndryshon drejtim papritur. Por për personazhin kryesor të filmit, largimi nuk ishte zgjedhje. Ishte mbijetesë. Një ikje pa dorë të ngritur, pa lamtumirë, pa shpresën për kthim.
Iku atëherë kur gjithçka u thye. Kur shtëpia nuk ishte më shtëpi, dhe qyteti nuk i fliste më në gjuhën e fëmijërisë.

⏳Tani, pas shumë vitesh, ajo kthehet në vendlindje. Jo për të kërkuar diçka që ka humbur, por për të parë në sy atë që ka mbetur. Dhe ndoshta për të kuptuar se ajo çka ka mbetur është mjaftueshëm për të filluar nga e para.

🏙️Tirana nuk është më ajo e kujtimeve. Ka rrudha të reja, fytyra të reja, dhe ndoshta, ka harruar zërin e saj të vjetër. Por muzika, ajo që mbushte zemrat që në fëmijëri, nuk është shuar.

⭕️Një dedikim për të gjithë ata që janë larguar, dhe për të gjithë ata që, në një mënyrë a në një tjetër, janë kthyer.⭕️

🏙️ “TIRANA IME” 🏙️ – 🌟PREMIERË🌟

🗓️ 25 PRILL

⏰ 19:00

📍QENDRA DUA

Kalendar eventesh

E premte, 25 Prill, 2025

7:00 pm - 8:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).