THIRRJE PËR PROJEKTE KULTURE ART & TRASHËGIMI 2024
Përshkrimi
Një Ftesë për të Shkëlqyer në Botën e Krijimtarisë, Artit dhe Kulturës! 🇦🇱🎨🎭🎶💃📸📽️
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mirëpret propozimet, idetë për projektet më kreative e inovative për kulturën, artin dhe trashëgiminë kulturore për vitin 2024! 🌟
Aplikoni për të fituar mbështetje financiare për projekte të frymëzuara nga dashuria për Atdheun tonë, nga thesari kulturor e traditat kombëtare, nga arti bashkëkohor e talenti, për aktivitete vendore e me pjesëmarrje ndërkombëtare por edhe me vëmendje për të gjitha komunitetet, në një gjeografi diversiteti e respekti për të gjitha ndjeshmëritë, prirjet e ëndërrimet, duke u bërë katalizator edukimi e pasurimi të jetës kulturore në Shqipërinë plot hire e histori! ❤️
📌 Për të aplikuar, dorëzoni projektin dhe dokumentacionin tuaj direkt në Zyrën e Protokollit te Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (Rr. “Ibrahim Rugova”, pranë parkut “Rinia”), gjithashtu elektronikisht në adresën: [email protected] 📝
🗓️ Afati për aplikim, për këtë thirrje, është deri më 1 mars 2024!
Kalendar eventesh
E premte, 1 Mars, 2024