THEOFAN POPA
Përshkrimi
Në kuadër të 29 shtatorit, Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Muzeu Historik Kombëtar organizon tryezën e rrumbullakët me temë: “Theofan Popa. Një jetë kushtuar trashëgimisë kulturore”. Tryeza e rrumbullakët zhvillohet më 29 shtator 2023, ora 11.00 në sallën “Kostandin Shpataraku” të Muzeut Historik Kombëtar. Tryeza i kushtohet Theofan Popës dhe kontributit që ka dhënë ai për trashëgiminë kulturore. Në të do të flasin specialistë të fushës. Me pjesëmarrjen e muzeologëve dhe familjarëve të Theofan Popës.
Ju mirëpresim!
Kalendar eventesh
E premte, 29 Shtator, 2023