Teatri “Unë, Fojerbahu” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë
Përshkrimi
Shfaqja “Unë, Fojerbahu” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” në Tiranë do të jepet nga data 19 që është premiera, e deri më 22 shtator.
Bëhet fjalë për një produksion të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në bashkëpunim me qëndrën “Goethe” (Gëte) në Tiranë.
Bëhet fjalë për një vepër e vitit 1986 të autorit të famshëm gjerman, Tankred Dorst. Ngjarjet në dramë nisin kur Regjisori i një teatri ka organizuar një audicion, në të cilën paraqitet edhe Feuerbach, një aktor i dikurshëm, i cili prej kohësh nuk është i pranishëm në skenë. Po kësaj radhe atij i duhet të flasë me një Asistent të ri, që nuk ka dëgjuar kurrë për një Feuerbach. Kaq mjafton që të plasë një luftë e egër.
Autor: Tankred Dorst
Regjia: Stefan Çapaliku
Akorë: Ervin Bejleri, Endri Çela, Valentina Myteveli
Skenografia: Beqo Nanaj
Koreografia: Valentina Myteveli
Përktheu: Ana Kove
Orari i biletarisë: E martë – E Diel 09:00 -13:00 dhe 17:00 – 20:00
Mund të rezervoni në: 0695717746
🗓️ 19 – 22 Shtator
🕐 20:00
📍 Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ArTurbina, Tiranë
Kalendar eventesh
E enjte, 19 Shtator, 2024 - E diel, 22 Shtator, 2024