Teatri “Rruga pa emër” në Teatrin “A. Moisiu” Durrës
Përshkrimi
Një tjetër premierë teatrale do të ngjitet në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, me shfaqjen “Rruga pa emër.” Kjo vepër është shkruar nga Cosmin Teodor Pana dhe drejtuar nga Vlad Trifas.
Aktorët që do të interpretojnë në këtë shfaqje janë: Xhejni Fama, Ervin Doko, Romir Zalla, Marvin Tafaj, Mimoza Marjanaku, Alesia Xhemalaj, Greta Cani.
Shfaqjet do të mbahen më 25, 26 dhe 27 tetor, me fillim në orën 19:00, në Teatrin “Aleksandër Moisiu.”
Rruga pa emër sjell në qendër të vëmendjes aventurën e dy të rinjve në kërkim të dashurisë së humbur, një udhëtim që përballen me sfida të paparashikuara dhe të papërfytyrueshme.
Për të rezervuar biletat, telefononi ose dërgoni mesazh në WhatsApp në numrin: 0683913813. Çmimi i biletës është 500 lekë.
📅 25-27 Tetor
🕒 19:00
📍 Teatri A.Moisiu, Durrës
Kalendar eventesh
E premte, 25 Tetor, 2024 - E diel, 27 Tetor, 2024