Art & Kulturë

Tetor
11 E premte

Teatri “Koncerti” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë

E premte, 11 Tetor, 2024 - E diel, 13 Tetor, 2024 (8:00 pm - 10:00 pm)
ArTurbina, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Përshkrimi

“Koncerti”, një produksion i Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, ka premierën më 11 tetor.

Ngjarjet zhvillohen në Shkodrën e viteve ’50, kur Evropa është e ndarë në dy blloqe ideologjike. Një burrë bie nga ballkoni dhe vdes. Aksident? Vetëvrasje? Në diktaturë “nuk ka” vetëvrasje. Ky njeri, Pol Gjakova, ishte kompozitor. Çfarë do të thotë të jesh kompozitor në atë kohë? Në Shkodrën e atyre viteve, qyteti ndërton një teatër dhe vë në skenë një operë me pjesëmarrjen e të gjithë banorëve, të udhëhequr nga Gjakova. Pse e bënë këtë? Ndoshta sopranoja Klara Deda kërkonte dinjitet, ndoshta aktori shpresonte të ndjente lirinë si Egmont, dhe poeti kërkonte iluzionin e artit, pavarësisht shërbimit ndaj diktaturës. Inspektori Dhimitër Dine e shihte si rrezik, sepse dëshirat e lira janë të rrezikshme. Pol Gjakova, megjithë vuajtjet e tij, vazhdoi të krijonte dhe drejtonte orkestrën amatore. Ai vuri në skenë operën “Diella” para se të rrëzohej. Çfarë mbetet tani nga ajo luftë?

Sipas romanit “Një engjëll veshë me frak” i autorit Stefan Çapaliku

Regjia dhe dramatizimi: GIACOMO PEDINI

Me aktorët: Helidon Fino, Laert Vasili, Ilirda Bejleri, Matia Llupa, Ismail Shino

Regji ndriçimi: Stefano Laudato

Skenograf: Beqo Nanaj

Kostumograf: Sofi Kara

Kompozitor: Rafael Marinaj

Asistent regjisor: Endriu Hysi

Orari i biletarisë:  E martë – E diel, 10:00 -13:00 dhe 17:00 – 20:00.

Ose rezervoni në 0695717746.

📅 11 – 13 Tetor
🕒 20:00
📍 arTurbina, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Kalendar eventesh

E premte, 11 Tetor, 2024 - E diel, 13 Tetor, 2024

8:00 pm - 10:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).