Takim për poezinë e Gasper Palit te “Berk Botime” Tiranë
Përshkrimi
Nesër, me datë 15 tetor, ora 18:00 ju ftojmë për një takim mbi poezinë e Gasper Palit, botuar së fundmi nën kujdesin e Lisandri Kolës.
Diskutimi i menduar ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të rëndësisë së tij në letërsinë shqipe, duke nisur me një hyrje të shkurtër të jetës së tij, ndikimeve të hershme dhe leximit të veprës në kontekstin historik dhe kulturor të kohës.
Biseda synon të nxjerrë në pah temat kryesore, ndikimet dhe elementet stilistike të poezisë së tij. Së bashku me studiuesen Vjollca Osja do të shqyrtohet edhe receptimi i poezisë së Palit, si gjatë jetës ashtu edhe nën censurën realizmit socialist.
📅 15 tetor
🕒 19:00
📍 Berk Botime, Rruga e Kavajës, Tiranë
Kalendar eventesh
E martë, 15 Tetor, 2024