Art & Kulturë

Takim “Mbi antropologjinë e shtetit në skaje” me Nebi Bardhoshi

Shtëpia E Antropologjisë, Rruga Naim Frashëri, Tiranë

Përshkrimi

Në këtë fjalë do të analizohen përditshmëria e shtetit në shoqëri ndërlidhur me procese të zbrasjes demografike dhe krizave të legjitimitetit të politikës, zvetnimit të imazheve pozitive të demokracisë dhe europianizimit të shoqërisë.Projekti kërkimor zhvilluar për këtë qëllim “Shteti në skaje” , ka si çështje parësore konceptin e pranisë, praktikës dhe kuptimsisë kulturore të shtetit në përditshmëri, duke u pikënisur nga pikëpamja teorike, por njëherazi duke e verifikuar vërtetësisë e saj, që shteti krijon margjina dhe herë herë vetë shndërrohet në margjinë. Etnografikisht janë realizuar kërkime në zona të skajshme apo të skajuara si vijon: 1. Zona kufitare, duke përfshirë zonën Shqipëri-Kosovë, Shqipëri-Mal i Zi, dhe Shqipëri Greqi. 2. Zonat e klasifikuara ligjërisht e diskursifivisht si “zona informale”, me vëmendje qytetin e Kamzës dhe “periferitë” e Tiranës. 3. Zona rurale të zbrazura demografikisht. Si zonë rurale e braktisur është studiuar krahina etnografike e Oparit.

Kërkimi etnografik është zgjeruar me tej nga kërkimet e realizuara kuadër të projektit “Atlasi Etografik i Fshatit Bashkëkohor në Shqipëri” [2020-2021]. Ndër pikat konkrete që do të trajtohen në këtë fjalë janë: përmasat e zbrasjes demografike, kujdesi dhe moskujdesi shtetëror për trashëgiminë kulturore, politikat mbi burimet natyrore.

Teorikisht synohet të shqyrtohet e shquhet ‘shteti i imagjinuar’ përkundrejt shtetit në përditshmëri, formësuar në kontekste të ndryshme gjatë periudhës së kalimit “prej totalitarizimit drejt europianizmit”.

Prof. Dr. Nebi Bardhoshi është drejtor ekzekutiv i Qendrës Studimore për Antropologji Sociale dhe Kulturore, si dhe kërkues shkencor pranë Institutit të Antropologjisë, Tiranë. Bardhoshi është Honorary Assocaite at the Graduate School of Regensburg si dhe profësor i ftuar në Universitetin e Regnesburgut, dhe po ashtu i kërkues shkencor.

📆 12 shtator 2024
⏰ 19:00
📍 Shtëpia e Antropologjisë, Rruga Naim Frashëri, Tiranë

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).