SHFAQJA E CIRKUT
Përshkrimi
🎭 SHFAQJA E CIRKUT – PREMIERË ABSOLUTE 🎪
Një eksperiencë unike teatrale për të vegjlit dhe jo vetëm!
Zonjusha dhe zotërusha!
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në premierën absolute të shfaqjes “Shfaqja e Cirkut”, një krijim i veçantë nga Klajd Ymeri, që sjell për herë të parë një shfaqje me kukulla pa fjalë në skenën shqiptare. Një udhëtim magjik plot ngjyra, emocione dhe imagjinatë!
👨👩👧👦 Mosha e sugjeruar: 5–99 vjeç
📍 Teatri i Kukullave
🗓 Datat & Orari i shfaqjeve:
* 24 Prill – ora 18:00
* 25 & 26 Prill – ora 10:30 dhe 11:30
🎟 Shitja e biletave:
* E mërkurë, e enjte, e premte: 09:00 – 14:00
* Ditët e shfaqjes: 09:00 – 10:00
Çmimi i biletës: 500 L
✨ Një karrocë e kuqe 🎪 hyn ngadalë në skenë… dhe me të hapet një univers ku realiteti sfidon imagjinatën.
Një cirk ndryshe merr jetë, pa fjalë, por plot ritëm, muzikë dhe emocione. Kukulla që sfidojnë të pamundurën, akrobatë që ecin mbi ëndrra, një klloun që ndez të qeshura të papritura dhe një prezantues që lufton për të ruajtur qetësinë e shfaqjes.
🤪 Mes groteskut dhe poezisë, çdo numër kthehet në një shpërthim emocionesh.
Ky nuk është thjesht një spektakël… është një udhëtim surreal, ku gjithçka mund të ndodhë.
🎭 Një premierë e cila sjell magjinë e cirkut përmes personazheve që i kemi dashur gjithmonë… kukullave.
Me aktorët: Albana Koçaj, Ermonela Alikaj, Esmeralda Kame, Aleksandër Grami, Ilia Kaçi, Elidon Alika
🎵 Muzika: Alfons Zgjana
🎧 Fonia & Ndriçimi: Julian Llukani
🎨 Piktor Ekzekutues: Renato Aliçkolli
🔧 Teknik: Gildian Dashi
🎭 Punëtor Skene: Bernard Rakipi
Mos e humbisni këtë eksperiencë unike! ❤️
Kalendar eventesh
E premte, 24 Prill, 2026
E shtunë, 25 Prill, 2026 - E diel, 26 Prill, 2026