Art & Kulturë

Dhjetor
26 E martë

SË SHPEJTI “NËNA”

E martë, 26 Dhjetor, 2023 - E mërkurë, 31 Janar, 2024 (7:00 pm - 9:00 pm)

Përshkrimi

SË SHPEJTI “NËNA”

Autor: Florian Zeller
Regjia Mehmet Xhelili
Përktheu: Adriana Tolka
Aktorë: Ema Andrea, Helidon Fino, Enisa Hysa, Xhuliano Brisku

Skenograf e Video: Albert Dedja
Kostumografe: Sofi Kara
Asistent regjie: Klajdi Malellari

“NËNA”, e cilësuar nga autori i saj Florian Zeller si një farsë e zezë, na ofron me mprehtësi të jashtëzakonshme dhe na ballafaqon, më shumë sesa me një histori, me një përvojë që krijohet nëpërmjet saj.
Në qëndër të shfaqjes drama e nënës, me sëmundjen, krizën dhe dhimbjen e saj, por edhe personazheve të tjerë që e shkaktojnë apo janë edhe vetë viktima të saj.
Dashuria amtare për të birin, largimin e të cilit nga shtëpia nëna e përjeton si tradhëti dhe nga devijimet e mundshme patologjike që e shoqërojnë. Kësaj i shtohet situate paralele e një martese, e cila për këtë arsye dhe për arsye të tjera është duke pësuar dekadencën e saj.
Mesazhet e fuqishme të veprës artikulojnë, jo përgjigjen, por pyetjen egzistenciale të klithur nga nëna në fund të pjesës: Përse u desh të ndodhte kështu? Përse u desh të ndodhte kështu?

Produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Kalendar eventesh

E martë, 26 Dhjetor, 2023 - E mërkurë, 31 Janar, 2024

7:00 pm - 9:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).