Art & Kulturë

Shtator
05 E enjte

“Rivalitete të hidhua (por edhe të ëmbla)” me Nea Tandini

E enjte, 5 Shtator, 2024 (7:30 pm - 10:00 pm)
Zogu I Blvd, Tirana

Përshkrimi

Historiania e artit Nea Tandini rikthehet në Destil më 5 shtator në orën 19:30 për të rrëfyer historitë e rivaliteteve artistike që kanë formësuar kryeveprat më të njohura të historisë së artit botëror.

Në varrimin e Michelangelo Buonarrotit, i gjithë qyteti i Firences u mblodh në kishën e Santa Croce për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit më të madh të Republikës, përmes poezive dhe luleve. Gjatë ceremonisë, konsulli i Akademisë së Firences deklaroi se Rafaeli i Urbinos do të ishte artisti më i madh në botë nëse Michelangelo nuk do të kishte ekzistuar. Me siguri, nëse të dy artistët e lartëpërmendur do të ishin të pranishëm në këtë ceremoni mortore, do ta kishin konsideruar këtë fjalim të zellshëm, si mjaft të pashijshëm. Por, kjo deklaratë – e cila ringjalli në kujtesën kolektive rivalitetin midis dy gjenive të artit – nuk mungoi së emocionuari publikun e pranishëm.

Edhe pse rivalitetet midis artistëve janë të zakonshme në historinë e artit, publiku nuk ndalet kurrë së ushqyeri një kuriozitet entuziast për to. Ndoshta, sepse në imagjinatën kolektive, artisti i arrirë është një gjeni, domosdoshmërisht i zhveshur nga ndjenjat e vogla, si xhelozia ose mllefi, që do ta shndërronin atë në një qenie krejt të zakonshme. E megjithatë, ashtu siç janë talenti dhe gjenialiteti pjesë përbërëse të një kryevepre që ka shënuar historinë, edhe vogëlsitë njerëzore janë plotësisht të pranishme në to.

🗓️  05 shtator
⏰ 19:30
📍 Zogu I Blvd, Tirana

Kalendar eventesh

E enjte, 5 Shtator, 2024

7:30 pm - 10:00 pm  
Closed

Politika e rimbursimit

Cancel booking before 0 days

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).