“Qyteti në poezi” me Sokol Çunga & Anna Shkreli te “Berk Botime” Tiranë
Përshkrimi
Bëhuni pjesë e eventit “Qyteti në Poezi”, të mërkurën në 19:30, në Berk.
Që prej kohës kur njeriu mësoi të përdorë mjetet e punës, të kultivojë tokën e të mbarështojë kafshët, lindi dhe lidhja e tij fillestare me truallin, por, sakaq, edhe burgu i njeriut prej kësaj mënyre të re jetese. Me kalimin e shekujve, trualli shndërrohet në qytet, duke nënkuptuar jo vetëm përmasën fizike të kompleksit të banesave urbane, por edhe krijimin e kodeve dhe marrëdhënieve të sanksionuara mes njeriut dhe bashkëbanorëve të të njëjtit mjedis urban, si dhe formësimin e marrëdhënieve të individit me peizazhin urban. Përvoja na dëften se letërsia është e përfshirë në këtë proces komunikimi individual dhe kolektiv, ndaj dhe lind pyetja: a mundet të na shërbejë sot letërsia në përgjithësi dhe, konkretisht, poezia, për të dialoguar me qytetin dhe për të mbajtur apo rivendosur marrëdhëniet me realitetin urban?
Poezitë u përzgjodhën nga Sokol Çunga dhe Anna Shkreli.
🗓️ 04 shtator
⏰ 19:30
📍 Rruga Him Kolli, Tiranë
Kalendar eventesh
E mërkurë, 4 Shtator, 2024